Lehtësisht i arritshëm nga autostradat dhe aeroportet, pranë Panairit të Pordenones dhe Piancavallos
Në qendër të Avianos
Qëndrim pranë bazës NATO USAF dhe CRO
Hotel Oliva ndodhet në qendër të Aviano, disa minuta me makinë nga Baza Ajrore Amerikane USAF dhe nga Qendra e Referimit Onkologjik (C.R.O.), e riemërtuar si Qendra Spitalore Pararojë në Itali për studime, kërkime dhe kura onkologjike.
Ideale për të vizituar Friulin dhe Panairin e Pordenones
Hotel Oliva përbën një pikënisje ideale për të vizituar bukuritë e Friulit: qendra e famshme për ski e Piankavallo dhe në distancë prej 15 km (19 minuta me makinë) rrethohemi gjithashtu edhe nga vende, qytete e fshatra të bukura që ia vlen të vizitohen, nga Pordenonenë Conegliano, nga Sacilenë Maniago, nga Spilimbergo në Sesto al Reghena, pa harruar fshatrat fantastikë të Karnia, dhe bukuritë natyrore si Dolomitët Friulianë, Valcellina, Liqeni i Barkis.
Hotel Oliva është gjithashtu një “alternativë e mirë për të qëndruar në afërsi të Panairit të Pordenones (18 km larg).
Itinerari dhe orari i autobusit Hotel Oliva – Panairit të Pordenones
Në afërsi me aeroportit dhe autostradës
Hotel Oliva ndodhet pranë Aeroportit Marko Polo të Vencias, Kanova di Treviso, Ronchi dei Legionari Trieste dhe pranëautostradës (hyrja më e afërt për në Sacile Est).
Kjo ju jep mundësinë të shkoni me makinë, thjesht dhe shpejt, madje edhe nëqytetet e mëdha të artit si Venecia, Trieste dhe Treviso.
Ku jemi
Si të na gjeni
Me avion
Nga aeroporti Marko Pollo në Venecia
Merrni autostradën A27 në drejtim të Belluno/Treviso. Dilni te dalja Conegliano dhe vazhdoni në A28 deri në Sacile Est. Nga Sacile Est, kthehuni djathtas në drejtim të Vigonovo di Fontanafredda/Aviano. Udhëtimi nga Sacile Est deri në Aviano zgjat rreth 22 minuta.
Nga aeroporti Canova di Treviso
Merrni rrugën SR53 (unaza e Trevisos) në drejtim të autostradës A27 drejt Belluno/Conegliano/Sacile. Dilni te dalja Conegliano dhe vazhdoni në A28 deri në Sacile Est. Nga Sacile Est, kthehuni djathtas në drejtim të Vigonovo di Fontanafredda/Aviano. Udhëtimi nga Sacile Est deri në Aviano zgjat afërsisht 22 minuta.
Me tren
Nga çdo drejtim që të vini, këshillojmë të zbrisni në Stacionin Hekurudhor të Pordenone dhe më pas të vazhdoni me shërbimin Autocorse (Autobus) Atap, linja 13R, i cili ju çon në Aviano për rreth 25 minuta. Zbrsini në stacionin Stadiumi Aviano, 450 metra (6 minuta me këmbë) nga hotel Oliva.
Me makinë
Vendosni në GPS: gjerësi (latitude) 46.0730023, gjatësi (longitude) 12.5879704
Disponojmë parkim privat falas , pa qenë nevoja për rezervim paraprakisht të vendit të parkimit.
Mund t’ju vëmë në kontakt me shoferë lokalë NCC/taksi për të organizuar transportin dhe çmimet nga/për aeroportet “A. Canova” në Treviso dhe “Marco Polo” në Venecia, nga/për Terminalin e Pasagjerëve në Venecia (“Isola del Tronchetto”) dhe nga/për stacionin hekurudhor të Avianos. Shërbimi i transferit duhet kërkuar dhe rënë dakord në momentin e rezervimit.